I qarkulluan bisedat e Instagramit, reagon Bora Zemani!
Moderatorja e Për’puthen, Bora Zemani është bërë sot qendër lajmeve rozë dhe postimeve në Instagram.
Shkak për të këtë u bënë disa biseda, ku sipas komentuesëve të ndryshëm Bora i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në Instagram.
Në screenshoot-et e postuara, Zemani shprehet se personi në fjalë po i prish punë produksionit të Për’puthen duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve.
Mirëpo, në një reagim në Instagram, Bora ka treguar se e gjitha kjo është manipulim dhe mesazhet janë false.
“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë”, - shkruan Zemani. “E kuptoj qëllimin se doni folloëers edhe ju të shkretët ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurtë: nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as që e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”.
Këtë sezon televiziv, Bora Zemanin e shohim në drejtimin e Për’puthen në Top Channel, ndërkohë që së fundmi, u rikonfirmua romanca me Donald Veshajn.