I pritet koka mësuesit që bënte karikatura të Profetit Muhamed në Paris

One
Telekom

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ka tronditur vendin dhe opinionin publik, vrasjen me thikë të një mësuesi në Paris. Macron e ka cilësuar ngjarjen sulm terrorist islamik, ku mësuesi, i identifikuar si Samuel Paty, 47-vjeç, është vrarë sepse ka dashur t’i mësojë studentëve “lirinë e shprehjes”.  “Ata nuk do të fitojnë. Ne do të veprojmë!”,-tha Presidenti francez, teksa vizitonte vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Mësohet se vrasësi e ka sulmuar me thikë profesorin dhe i ka prerë kokën. Sipas gazetës “Le Monde“, viktima ishte mësues i historisë dhe gjeografisë. Ai kishte shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para nxënësve, si pjesë e leksioneve për lirinë së shprehjes. Kjo media thotë se mësuesi u ka kërkuar nxënësve myslimanë të largohen nga klasa, nëse ata ndiheshin të ofenduar me shfaqjen e pamjeve të Profetit. Pasi kishte shfaqur karikaturat, ai kishte marrë kërcënime për disa ditë me radhë, ndërkohë që prindërit e disa nxënësve kishin kërkuar dorëheqjen e tij.

Facile
Facile
My Dental

Vrasësi është qëlluar për vdekje nga policët, të cilët fillimsiht po tentonin që ta arrestonin, por ai ka bërë rezistencë. Policia franceze ende nuk ka dhënë asnjë detaj për të, por mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një 18-vjeçar me origjinë çeçene, që kishte lindur në Moskë,

/News31