I ati u nda nga jeta, Trim Jetullahu përlot me dedikimin: “Shpejt më le vetëm!”



Ditën e djeshme këngëtari i njohur, Trim Jetullahu, humbi të atin. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, artisti njoftoi se Nazmi Jetullahu ka ndërruar jetë. Trimi ndau lajmin e hidhur duke publikuar një foto të babait të tij të ndjerë, i cili është përcjell ditën e sotme për në banesën e fundit.





 






View this post on Instagram

 

A post shared by TRIMI (@trimijetullahu)

Pasditen e sotme, Trimi ka publikuar një foto përkrah të atit dhe ka shkruar disa fjalë shumë prekëse për të. Ai shkruan se kanë kaluar shumë kohë duke diskutuar për çështje të ndryshme dhe se do ia ndiejë shumë mungesën. “Ahh bab shumë e kafen e llafin e kena bo bashkë. Të kom pas shokun ma të mirë të jetës, shpejt më le vet… Krenar që jam djali yt. Shihemi në botën tjetër Naxi jem”, ka shkruar këngëtari i njohur, duke na përlotur të gjithve.

/News31