Humbën në pyllin e Llogarasë, policia në kërkim të çiftit francez



Një çift francez kanë alarmuar sot policinë duke lëshuar sinjalin SOS pasi kanë humbur rrugën në pyllin e Llogarasë. Turistët janë nisur orët e para të ditës nga shtigjet e Llogorasë për të dalë në malin e Karaburunit dhe më pas për te zbritur në gjirin e Gramës në Karaburun. Për gjetjen dhe shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe punonjës policie nga toka dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave të mbrojtura të cilët njohin këto shtigje. Mësohet se do të bëhet edhe kontrolli edhe me dron për të bërë të mundur gjetjen e tyre para se të errësohet.





Kjo nuk është hera e parë që turistë të huaj humbin rrugën nëpër shtigjet e Karaburunit duke rrezikuar dhe jetën nga kafshët e egra. /News31