Hiqen ora policore dhe kufizimet anti-Covid? Çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme



Ashtu siç po ndodh në disa prej shteteve europiane, edhe vendi ynë pritet të lirohet nga masat anti-Covid. Ditën e sotme në media ka qarkulluar me shpejtësi lajmi se  duke filluar nga nesër nuk do të ketë më kufizim të orarit. Prej disa muajsh ora policore është në fashën orare 22:00-06:00. Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të njoftojë nesër për heqjen e kufizimeve teksa aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar.





Shqipëria është duke arritur imunitetin e popullatës dhe vaksinimi masiv i qytetarëve është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ashtu sikundër pritej temperaturat e larta kanë ardhur së bashku me uljen e virulencës së virusit dhe shifrat e viktimave dhe të të infektuarve janë ulur. Shumë shtete europiane kanë nisur rihapjen dhe heqjen e kufizimeve. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije një rënie drastike të shifrave të infektimeve dhe humbjeve të jetës në 24 orët e fundit, duke raportuar për 2 viktima dhe 38 raste të reja.

/News31