Hidhet shorti i çerekfinaleve të Champions League, PSG ka shansin për t’u “hakmarrë” ndaj Bayern Munich!



Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Champions League. Tetë skuadrat kanë mësuar emrat e kundërshtarëve. Bayern Munich, Manchester City, PSG, Porto, Real Madrid, Liverpool, Dortmund dhe Chelsea do diskutojnë në 6 dhe 7 prill sfidat e para dhe në 13 dhe 14 prill ato të kthimit.





Manchester City do ndeshet me gjermanët e Borussia Dortmund, Porto do të ndeshet me Chelsea. Gjermanët e Bayern, njëkohësisht kampionët në fuqi të Champions Leauge, do të ndeshen përballë PSG. Kjo konsiderohet edhe si ndeshja më interesante dhe si mundësi e parizienëve për tu hakmarrë ndaj Bayern. Dy skuadrat diskutuan ndërmjet tyre finale e madhe një vit më parë, me gjermanët që triumfuan në fund.

Sakaq, galaktikët e Real Madrid do të jenë në çerekfinale përballë Liverpool. Gjysmëfinalet do të luhen më 27-28 prill dhe më 4-5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Faza gjysmëfinale rezervon gjithashtu përballje të mëdha, pasi fituesi i çiftit Bayern Munich-PSG do të luaj kundër fituesit të çiftit Man.City-B.Dortmund. Goglat përcaktuan se fituesi i çiftit Real Madrid-Liverpool do të përballet me fituesin e çiftit Porto-Chelsea.

Ndërkohë, vlen të theksohet se për herë të parë pas 16 vitesh në këtë fazë të Champions League nuk marrin pjesë njëkohësisht dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.





Gjysmefinalet

/News31