Helmimi masiv në Krujë! Gjendja alarmante, mbi 320 pacientë paraqiten në spital
Ditën e djeshme u raportua në media se 170 qytetarë, burra, gra e fëmijë përfunduan në spital me shenja helmimi në qytetin e Krujës. Për dy ditë me radhë, qytetarët kanë pasur të njëjtat simptoma, si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre, por ende ka qytetarë që ndodhen ende në spital, pasi janë në një gjendje më të rënduar shëndetësore.
Sot raportohet se mbi 320 qytetarë janë paraqitur me helmim nga uji. Mësohet se mbrëmjen e djeshme ka pasur të tjerë qytetarë që janë paraqitur në spital për shkak të helimimit nga uji, duke kërkuar nga mjekët ndihmë mjekësore. Drejtoresha e spitalit Yllka Shetaj, deklaroi se situata është në kontroll duke mos pasur raste të rënda.
"Kjo situatë vijon që nga e diela në mëngjes. Me shenja helmimi kanë ardhur rreth 300 qytetarë. Nuk ka patur raste të rënda që t’i dërgonim për mjekim të specializuar në Tiranë, kanë marrë të gjithë shërbimin këtu. Situata është nën kontroll”, thotë ajo.
Pritet që në orët në vijim të ketë informacione të reja për situatën e rëndë.
/News31