GOSS-BIZ 30 Nëntor 2021, 22:16

Hatërmbetjet mes Antonelës e Arjolës paskan nisur që jashtë dhe shkaku është Atdheu!

Hatërmbetjet mes Antonelës e Arjolës paskan nisur që

Gjatë javës, Antonela dhe Arjola kanë debatuar me tona të forta. Dy vajzat kanë bërë ofendime të rënda ndaj njëra-tjetrës dhe për pak sa nuk janë përplasur fizikisht.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme ato janë “përballur” sërish madje duke zbuluar edhe detaje të pazbuluara më parë. Antonela tha, se jashtë kanë një shok të përbashkët, Atdhe Xharavinën, e se ajo priste që Arjola ta mbështeste në shtëpi.

Nga ana tjetër, aktorja tha se gjithçka që ka thënë nuk ka qenë tendencioze, madje përmendi edhe rastin kur kishte bërë një batutë lidhur me nënën e Antonelës. Ajo theksoi se familjen e ka gjënë më të shenjtë, dhe fëmijët e saj i konsideron gjithçka, ashtu siç konsideron Antonela nënën e saj.

“Kur erdhën Fisnikët, Antonela përshëndeti mamin dhe me shaka i thashë “nuk të ka ndarë nëna prej gjiri”. Unë i kam bërtitur djemve, Antonela tha mos mendo që jemi fëmijët e tu që na bërtet. Unë jam një nënë që nuk i bërtas kurrë fëmijëve të mi, nuk kam  autoritet sikur jam gjeneral. Unë fëmijët i mi i trajtoj si qenie të jashtëzakonshme. Për mua gjëja më e shtrenjtë në jetë është mënyra se si komunikoj me fëmijët e mi”, tha Arjola.

Madje gjatë diskutimit, ajo i kërkoi të ndalonte sepse e kishte nivelin e bisedës shumë të ulët.

Gjithashtu, ato zbuluan se “zanafilla” e hatërmbetjeve ishte jashtë, e në fakt ishte Atdheu.

Antonela tha se për shkak të Arjolës ajo ka pasur një debat me ish-konkurrentin e ‘Për’Puthen” dhe se në këtë mes është futur edhe motra e Arjolës.

Në anën tjetër, aktorja tha se ka një miqësi me Atdheun që prej 6 vitesh dhe është njohur me të në Kosovë, teksa deklaroi se nuk ka asgjë më tepër se sa miqësi mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Unë nuk e kam zakone të zihem, me mua stop. Ti nuk je e aftë të paragjykosh as gjykosh profesionin Antonela.

Sonila Meço: Kjo nuk është betejë nga territore brenda, po flasin për kusure…

Arjola: Antonela mund të ketë ndonjë gjë me mua, unë me të jo.

Antonela: Është Atdheu, pse po të dridhet goja kur po ta them?!

Arjola: Është shoku im, ça ka Atdheu? Është shoku im prej 6 vjetësh, kemi shoqëri të përbashkët dhe e kam njohur kur kam shkuar në Kosovë. S’kam asgjë me të!

Antonela: Ke shkuar edhe ke pyet për mua Atdheun gjithë ato herë. Motra e Arjolës i ka shkrujt Atdheut dhe pata një debat me të. Sepse më tha çfarë ke me Arjolën.

/News31