Lewis Hamilton kampion bote i “Formula 1”, barazon rekordin e Schumacher

Lewis Hamilton është shpallur kampion bote i “Formula 1” për herë të 7-të, duke barazuar këhtu rekordin që mbahej nga Michael Schumacher.

Piloti britanik i “Mercedes” fitoi Çmimin e Madh të Turqisë sot, që u zhvillua në kushte të vështira për shkak të gjendjes së pistës. Megjithatë ai tregoi edhe një herë tjetër mjeshtërinë e tij në kushte të vështira atmosferike dhe në menaxhimin e gomave, pasi zhvilloi 52 xhiro me të njëjtat goma dhe ja doli të triumfojë.

My Dental

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FORMULA 1® (@f1)

Hamilton mori 25 pikët e plota të garës, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, i cili po e mbante gjallë matematikisht kampionatin, nuk hyri në zonën e pikëve. Në vend të dytë përfundoi Sergio Perez me “Racing Point”, ndërkohë që “Ferrari” zhvilloi një garë të mirë, duke u rikthyer në podium. Sebastian Vettel përfundoi garën në vendin e tretë pasi u nis nga vendi i 11, ndërsa Charles Leclerc menjëherë pas tij.

Fjalimin e fitores britaniku e bëri me anë të një postimi në Instagram:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)