Hailey Bieber "çmend" rrjetin me veprimin e papritur ndaj Selena Gomez
Selena Gomez është shfaqur në kopertinën e "ELLE" për muajin shtator, dhe gruaja e ish-it të saj Justin Bieber, Hailey Bieber, është ndër mijëra njerëz që janë mahnitur nga ajo. Llogaria e fansave "Pop Faction" ka zbuluar se Hailey pëlqeu fotografinë e kopertinës së "ELLE" në Instagram ku shihej Gomez, duke e vlerësuar si një sinjal të ëmbël mbështetjeje.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Hailey i bën "like" fotove të Selenës. Për herë të fundit ajo pëlqeu një fotografi të saj në mars 2021 kur Gomez u shfaq në kopertinën e "Vogue". Po ashtu, duket se Haileyt i ka pëlqyer edhe një fotografi e Selenës në tetor 2019. Shoqja e këngëtares, Raquelle Stevens, kishte postuar një fotografi të Selenës duke festuar për këngët e saj "Lose You to Love Me" dhe "Look at Her Now" me miqtë e saj - këngë që besohet se janë dedikim për Justin.
Justin dhe Hailey filluan të takohen në qershor 2018, vetëm disa muaj pasi kanadezi u nda nga Selena. Gjestet e Hailey duken si sinjalizime se modelja nuk shqetësohet për Selenën ndonëse shumë fansa thonë se Justin e do ende atë e madje sulmojnë Haileyn për lidhjen me këngëtarin.
Burimi: Elle
/News31