Habit konkurrenti i “Për’puthen +40”: Më ka marrë malli për ish-gruan!
Takimi i parë në puntatën e sotme të “Përputhen +40” ka qenë ai mes Linditës dhe Ndriçimit, i cili nisi plot energji pasi ky i fundit e priti 43 vjeçaren duke bërë pompa në lokal. Në takimin, që la përshtypjen se shkoi shumë mire, nuk munguan as komplimentet e 54 vjeçarit ndaj konkurrentes së re. Në një moment të bisedës në tavolinë, Lindita e pyet Ndriçimin për jetën personale dhe raportin e tij më ish-gruan.
“Sa më ka marrë malli!” thotë ai. Më pas shton se po bënte thjesht shaka. “Jemi ndarë me konsesus, jemi miq. Ajo është martuar me një italian,” përfundon ai.
Por kjo deklaratë e papritur e tij ,që i habiti të gjithë, nuk është lënë pa u diskutuar në studio. Lindita nuk ka ngurruar të thotë mendimin e saj menjëherë pas transmetimit të takimit.
“Mendoj që e thotë kështu…se po të ishte për ish-gruan do ishte me atë tani,” shprehet konkurrentja. “Unë kam ndarë vite jete me të dhe të merr malli për një njeri. Ne kemi një kafshë në shtëpi dhe të merr malli. Si shoqe normalisht, se ajo ka parë jetën e vet tani,” është shpjeguar 54 vjeçari, duke i dhënë të drejtë Linditës.
Megjithatë për opionisitin e emisionit, Arjan Konomi në këtë situate ka diçka më tepër. “Ndoshta ka diçka më tepër. I ka dalë në mënyrë të sinqertë Ndriçimit ajo,” thotë Konomi, duke sqaruar se ndoshta takimi me Linditën i rikujton kohët kur Ndriçimi ka qenë i dashuruar me ish-bashkëshorten e tij.
/News31