Habit aktorja e njohur: “Jam transgjinore! Emri im nuk është siç e dinit!”

 

Ditën e sotme, aktorja e njohur deri më tani si Ellen Page ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me deklaratën e publikuar në rrjetet sociale.

Në një letër të gjatë, aktorja dhe producentja kanadeze shprehet se është transgjinore dhe njerëzit tashmë duhet t’i drejtohen me “ai” dhe jo me “ajo”.

My Dental

Jo vetëm kaq, por Page shprehet se emri i saj nuk është më Ellen, por Elliot.

“Aktualisht, ndihem shumë e lumtur dhe me shumë fat që po mund të shkruaj këto rreshta për ju. Për veten time. Për fazën ku jam. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur deri këtu, në këtë pikë të udhëtimit tim!”, – shkruan Elliot.

“Mua më pëlqen fakti që jam transgjinor. Më pëlqën që jam queer. Sa më shumë e dashuroj veten kështu siç jam, aq më shumë më rritet zemra dhe aq më shumë lulëzoj”, – shton më tepër Page.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2014, Elliot doli hapur për të folur për homoseksualitetin e saj duke pranuar që është gay dhe që prej vitit 2018 është martuar me koreografen Emma Portner.