GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 22:34

Zyrtarisht zbulohet opinionistja tjetër e ‘Big Brother VIP Kosova’!

Zyrtarisht zbulohet opinionistja tjetër e ‘Big Brother VIP

Produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka zbuluar sot pjesën e fundit të "puzzle"-it që mungonte për ekipin drejtues të reality show-t, duke bërë me dije edhe emrin e opiniostes që do të jetë në krah të Olti Currit në spektakël. Në fakt e kanë zbuluar zyrtarisht sepse emri i saj përflitej prej kohësh dhe bëhet fjalë pikërisht për Afërdita Paqarada-n.

Për ju që nuk e dini Afërdita Paqarada është Miss-i i parë i Kosovës, vajza që theu tabutë në vitin 1990, duke dalë me bikini në skenë, ndërsa ndër vite i është përkushtuar botës të së bukurës dhe modës. Së bashku me bloggerin e njohur, ato do të formojnë dyshen e opinionistëve që do të ndajnë skenën, bashkë me dy bashkë-prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. 

Ndërkohë Elita Rudi do të jetë prezantuesja e "Fun Club", ose të paktën emisionit homolog që do të zhvillohet si shtesë e reality show-t dhe gjithcka pritet të nisë më 5 dhjetor. 

Cmimi i madh është plot 200,000 euro dhe nuk i mbetet gjë tjetër vecse të nisin. Suksese!! 

/News31