GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 16:32

“Zhgënjim i jashtëzakonshëm”, Eni Çobani rrëfen për herë të parë trradhëtinë nga personi i saj i afërt

“Zhgënjim i jashtëzakonshëm”, Eni Çobani

Eni Çobanin jemi mësuar ta shohim gjithmonë si “kupidin” që pajton/bashkon/sqaron njerëzit. Por përtej saj, si është jeta e Enit pas kamerave? Po me mardhënia e saj me njerëzit e afërt?

Ditën e sotme në programin “Aldo Morning Show”, ajo zbuloi për herë të parë një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Eni ka treguar se është përballur me “thikën të ngulur pas shpine” nga një ndër njerëzit më të afërt të saj. Zhgënjimin dhe trishtimin nga kjo situatë avokatja e kishte përjetuar aq rëndë sa nuk kishte dalë një muaj nga zyra.

“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr. Një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën i joti”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë një çikë më të madhe, kështu që më tronditi. Rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë,”, përfundoi Eni.