Zhaklin Lekatari zbulon emisionin dhe moderatoren që do t’i bashkohet së shpejti në Top Media!
“Pardon My French” nisi ditën e djeshme në Top Albania Radio dhe mund ta ndiqni live çdo të mërkurë në orën 18:00. E ftuar në episodin e parë të sezonit, Zhaklin Lekatari u shpreh për gjithçka, nga eksperienca si opinioniste e “Big Brother Vip”, deri në projektet me të cilat po merret. Zhaklin do të jetë pjesë e “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio, së bashku me Jonida Aliçkollin. Lidhur me këtë projekt ajo u shpreh:
Do kemi të ftuar në emision dhe shpresojmë që historitë e tyre të inspirojnë dhe të tjerë dhe të na japin forcë. Do ketë edhe një rubrikë dedikuar seksit. Do të kemi edhe të ftuar ekspertë për përgjigje edhe më të detajuara.
Ndryshim i vogël është bërë në vendin tonë, evolim ka dhe mesa jam në dijeni së shpejti edukimi seksual do jetë lëndë në shkollë. Kjo më bën të kuptoj që institucionet janë të kujdsshme për të edukuar brezat e rinj. Edukimi seksual është edhe edukim moral, të mëson të raportohesh në mënyrë sa më të shëndetshme edhe me të tjerët. Unë shoh ndryshime pozitive. Do doja të kishte edhe më shumë ndryshime patjetër. Edukimi dhe emancipi i vajzave është një motor i rëndësishëm, por situatën e shoh pozitive.
Këtë sezon të ri Zhaklin Lekatari i bashkohet Jonida Aliçkollit në "S'e kam me ty" dhe ndryshe nga më parë ku humori dhe ironia ishin fjala kryesore, këtë vit do të jetë i fokusuar tek njeriu dhe gjjthçka që ka të bëjë me të.