Zbulohet konkurentja e radhës e edicionit të dytë të "Big Brother Vip Albania"?
Që prej intervistës së fundit të Arbana Osmanit në Top Channel, ku u dhanë disa detaje rreth edicionit të dytë të "Big Brother Albania", në media kanë nisur të qarkullojnë emrat e parê që mund të jenë pjesë e kastit të konkurentëve. Ndêr emrat e përmendur janë ato të Kiara Titos, moderatores së njohur që as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar lajmin, të bloggeres Jori Dielli, pjesëmarrëse ditët e fundit në disa emisione në Top Channel dhe i koreografit të njohur, Albi Nako.
Ndërkohë që ditën e sotme një tjetër emër thuhet se do të jetë pjesë e kastit. Sipas “Vip Magazine” Kejvina Kthella do të jetë një nga konkurentet e “Big Brother Vip Albania 2”.
Modelja vetëm pak ditë më parë e shprehu këtë dëshirë në një nga daljet e saj publike. E mesa duket kjo ka qenë indicia e parë që Kejvina ka dashur t’i japë publikut.
Megjithatë na duhet të presim nisej e realy shoë për të zbuluar të vërtetën.