Zbulohen emrat e parë të banorëve që do të jenë pjesë e "Big Brother Vip Kosova"?
“Big Brother Vip Kosova” më në fund e ka një datë nisje, teksa ditën e djeshme produksioni dhe organizatorët e reality show-t njoftuan se programi nis më 5 dhjetor. Në fakt, që në momentin kur u bë zyrtare se ky format do të vinte edhe në Kosovë, interesimi nga ana e publikut ka qenë i madh, po ashtu edhe kurioziteti për banorët e asaj që pritet të jetë shtëpia më e ndjekur atje.
Ndërsa aludimet e thashethemet kanë qenë të shumta, sot, në mënyrë jo zyrtare, "Telegrafi" ka zbuluar 3 nga emrat e parë që do të bëhen pjesë e BBV, duke cituar burime "shumë të sigurta" pranë produksionit. Kështu, bëhet fjalë për reperin Getinjo, aktoren Shota Baraliu dhe këngëtarin Art Abazi.
Sigurisht lajmi nuk mund të konfirmohet deri në ditën e nisjes së programit, edhe pse ka pasur disa "hints" në faqen zyrtare të "BBV Kosova" Kosova për secilin banor, që mund t'ju ndihmojnë të kuptoni cilët mund të jenë personazhet.
Nga ana tjetër, ajo cka dihet, përvec datës së nisjes, janë prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi e opinionisti, Olti Curri, ndërsa një emër që përflitet më së shumti për të qenë në poltronin e opinionistëve së bashke me bloggerin është këngëtarja Tuna.
/News31