GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 14:18

Zayn Malik gati për një lidhje të re pas ndarjes nga Gigi Hadid? Veprimi i tij i habiti të gjithë

Zayn Malik gati për një lidhje të re pas ndarjes nga Gigi Hadid?

Vetëm tre muaj pasi i dha fund lidhjes me supermodelen Gigi Hadid, Zayn Malik është pikasur në një aplikacion takimesh. Në videot e siguruara nga The Sun, ish-anëtari i "One Direction", i cili kohët e fundit u bë kryetitull pas një grindjeje me nënën e Gigi, Yolanda, duket se ka hapur një llogari në WooPlus. Ky aplikacion shërben për njohje e takime bes beqarëve me goca të plota.

Në videon në fjalë Zayn shfaqet duke realizuar një sfidë me emoji dhe duket se ndarja nga Gigi e ka ndryshuar shumë edhe në fizik. Ai ka lënë mjekër e po ashtu ka shtuar disa kilogramë.

Në vitin 2016, Malik i tha Billboard-it se ishte i interesuar për femra "më të plota". “Më pëlqejnë vajzat që janë pak të shëndoshaa në zona të caktuara – zonat e këndshme. Më pëlqen një grua më e plotë”, tha ai në atë kohë.



Në tetor, Malik u përfshi në polemika pasi ai dyshohet se e quajti vjehrrën e tij të lindur në Holandë një "**** holandeze" dhe e përplasi me një komodinë. Incidenti ndodhi pas një sherri në shtëpinë e tij dhe Gigi në Pensilvani. Gigi ishte asokohe në Paris, por besohet se ka marrë vesh gjithë ngjarjen përmes telefonit.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, Malik u akuzua për katër vepra penale dhe nuk iu kundërpërgjigj të gjithave, përveç njërës në lidhje me abuzimin verbal.

Ai u dënua me 360 ​​ditë provë, një kurs për menaxhimin e zemërimit teksa nuk duhet të kishte asnjë kontakt me Yolanda.

/News31