GOSS-BIZ 24 Janar 2023, 22:53
Zarfi i zi në shtëpinë e “Big Brother”, zbulohet vendimi i produksionit!

NEWS-31
Zarfi i zi në shtëpinë e "Big Brother" që mbërriti pasditen e sotme dhe që sigurisht u bë objekt diskutimi mes banorëve dhe publikut në rrjetet sociale, u zbulua gjatë Prime-t, teksa përmbajtja e tij ka të bëjë me një prej banorëve të rinj të programit.
Kështu, nisur nga biseda që Xhonatan Islami pati me Olta Gixharin mbrëmjen e parë kur ai hyri në shtëpi e që sipas produksionit ka dhënë informacione nga jashtë, sigurisht me kode, "Big Brother" ka vendosur që parashutisti të dalë në nominim direkt.
Diçka që normalisht nuk duhet të ndodhte pasi për banorët e rinj duhet të kalojë minimalisht një javë për të qenë pjesë e nominimeve, por ky ka qenë "dënimi" për Islamin. /News31