GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 19:10

Ylli Limani ndryshon mbiemrin, "bëhet pjesë" e familjes ë Noizyt

Ylli Limani ndryshon mbiemrin, "bëhet pjesë" e familjes

Pas bashkëpunimit të fundit, projekt shumë i suksesshëm duhet thënë, Noizy dhe Yll Limani  duket se janë bërë shumë miq. Aq miq të mirë, sa janë parë në koncerte bashkë, në restorante me miqtë e përbashkët, duke u ushtruar në palestër dhe së fundmi, këngëtari është bërë edhe pjesë e familjes së reperit. 

Në mos vëllezër, Ylli mund të jetë djali i ri i xhajës së Noizy-t, teksa në video-n që njofton se ai do të jetë pjesë e "Alpha Show", dëgjohet duhet thënë: "Në skenë njofto se do të ngjitet Ylli Rajku".

“Me datë 14 gusht e ndërron mbiemrin Yll Rajku”- shkruan krahas videos Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku. Kështu, Ylli duket se ka përvetësuar edhe mbiemrin e reperit dhe mund ta përdorë jo vetëm në 14 gusht, por edhe në raste të tjera pse jo.

Kjo nuk është hera e parë që dy artistët postojnë video të tilla "funny", ndërsa disa ditë më parë, Noizy e quajti Yllin si “njeriun më të bezdishëm në botë.”, me bisdën që u zhvillua kështu:

Noizy: Nëse ka njeri më të bezdisshëm në botë, në rruzullin tokësor, është vetëm ky.

Ylli Limani: Është e vërtetë, por si e ke kuptuar kaq shpejt?

Noizy: Ja 5 minuta me ty edhe e kuptova direkt.

E kush e mendonte që një ditë këta dy këngëtarë mund të kishin një miqësi të tillë, ndërkohë Ylli vazhdon mban "statusin" si një nga artistët më "funny" dhe që mund të jetë shok me të gjithë.

/News31