Ylli Limani e tha vetë fjalën e fundit, do e shohim vallë në "Big Brother Vip Kosova" ?
Shtatori nuk është edhe aq larg sa mendonim e bashkë me të edhe fillimi i sezonit të ri televiziv. Një ndër programet që pritet të mbajë teleshikuesit të ngërthyer pas ekranit është "BIG BROTHER VIP KOSOVA", i cili do të çelë siparin brenda disa javësh.
Deri më tani janë përfolur shumë emra të njohur, të cilët thuhen se do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme (lexoni Pas çmimit marramendës, zbulohen personazhet e njohura që do të marrin pjesë në "Big Brother Vip Kosova").
Mes tyre është diskutuar dhe emri i këngëtarit shumë të dashur nga publiku, Ylli Limani. A është i vërtetë është ky lajm? Na duhet t'ju zhgënjejmë Ylli me siguri do të jetë duke shkëlqyer tjetërkund, por jo brenda shtëpisë së famshme.
Në një intervistë për "Klan Kosova", ai u shpreh se nuk do të jetë pjesë e këtij formati. I pyetur për arsye e këtij vendimi, ai tha: “Jo, sepse fitoj”. Kujtojmë që këtë verë, Ylli ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor. Ai ka publikuar disa këngë, si bashkëpunimet me Ledri Vulën dhe Noizy-n.