GOSS-BIZ 26 Nëntor 2022, 14:25

Xhevdet Ferri do bënte sot 62 vjeç, dedikimi emocionues i së bijës: "Do ishim duke bërë debatin e datëlindjes"

Xhevdet Ferri do bënte sot 62 vjeç, dedikimi emocionues i së

I ndarë nga jeta gati 3 vite më parë, sot aktori i famshëm shqiptar Xhevdet Ferri do të festonte datëlindjen e tij të 62-të. Ditën e rëndësishme të artistit, që mbetet ende e tillë për familjen dhe fansat e tij, na e ka kujtuar e bija e Ferrit, e cila shpesh herë në rrjetet e saj sociale ndan foto dhe momente që ka kaluar me të, duke treguar edhe marrëdhënien e vecantë që kanë pasur. 

Bora ka bërë një dedikim emocionues për babain sot, duke zbuluar edhe një "traditë" që ato kishin për cdo datëlindje, një debat që e bënin cdo herë, nga i cili kuptojmë se aktori nuk i kishte edhe aq dëshirë ta festonte. E bija thotë se e donte këtë moment të tyrin bashkë pas simbolizonte edhe një vit tjetër të kaluar bashkë dhe sot më shumë se kurrë do donte që ai ti kishte thënë sërish: "I fryn burri 62 vjec qirinjëve?"

Xhevdet Ferri do bënte sot 62 vjeç, dedikimi emocionues i së

/News31