GOSS-BIZ 26 Nëntor 2022, 16:18

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku në pritje të fëmijës së dytë?

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku në pritje të fëmijës

Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku dhe vajza e tyre Ajka janë bërë pjesë e një seti shumë të bukur fotografik e filmik, teksa kanë vendosur që të dhurojnë për publikun disa kartolina të vecanta për festat e fundvitit. Megjithatë, përtej pozave që përcjellin magjinë e festave, ndjekësit e saj dhe disa media po aludojnë që këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël dhe shkak për këtë janë bërë pikërisht fotot e publikuara. 

Kjo pasi Xhensila, edhe në disa poza me Besin, por edhe në fotot me të bijën, shfaqet duke mbajtur duart tek barku, madje disa herë, gjë që është marrë si "shenjë" që tregon pikërisht shtatzaninë. Përtej kësaj, është edhe një foto e ciftit të artistëve e publikuar nga mikja e tyre dhe njëkohësisht personi përgjegjëz për setin festiv, Rezarta Shkurta, e cila shkruan "Cooming Soon", pra "Vjen së shpejti", dhe sërish Myrtezaj është në pozën tipike që tregon pritjen e ëmbël. 

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku në pritje të fëmijës

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku në pritje të fëmijës

Ndoshta Rezarta e ka "Cooming Soon" për setin e ardhshëm që pritet të publikohet apo albumin filmik të familjes, megjithatë ne po e ngremë pyetjen, duke qenë se ndoshta Besi Dhe Xhensila mund të jenë vërtetë në pritje të fëmijës së dytë dhe kanë zgjedhur këtë mënyrë për ta paraprirë lajmin. /News31