GOSS-BIZ 16 Mars 2023, 18:16

Vuan nga sindroma e rrallë, Justin Bieber tregon si është gjëndja e tij shëndetësore

Vuan nga sindroma e rrallë, Justin Bieber tregon si është

Për ata që janë fansa të Justin Bieber, por edhe për publikun e gjërë, është tashmë fakt i njohur që artisti vuan nga një sindromë e rrallë, më saktësisht nga sindroma Ramsay Hunt. Ai e ka bërë publike diagonozën e tij prej shumë kohësh tashmë, duke qenë se ajo ka simptoma të dukshme në fizik, por edhe sepse është bërë shkak që ai të anullojë datat e koncerteve të tij dhe shfaqjet e planifikuara prej kohësh. 

Megjithatë së fundmi këngëtari i njohur duket se është më mirë dhe këtë e ka ndarë me 281 milionë ndjekësit e tij në Instagram, ku në një video të shkurtër, ku duhet thënë se duket shumë i lumtur, tregon se mund të lëvizë lirshëm dy anët e fytyrës, gjë që nuk e bënte dot që prej vitit të shkuar. 

Vuan nga sindroma e rrallë, Justin Bieber tregon si është

Cfarë është Sindroma Ramsay Hunt? Një gjendje shëndetësore që karakterizohet nga një skuqje e dhimbshme në zonën e veshit, në fytyrë ose në gojë dhe që shkaktohet nga virusi "varicella-zoster", që infekton një nerv facial e për pasojë mund të shkaktojë paralizë të fytyrës, të pjessshme ose të plotë. 

Në kohën kur bëri publike diagnozën e tij, artisti tha se rikuperimi do të “kërkonte mjaft kohë” dhe do t’i duhej atij të bënte ushtrime të ndryshme të fytyrës e të trajtohej me mjekime të ndryshme, gjë që mesa duket po i jep rezultatet. Kujtojmë se në atë kohë, i prekur nga sëmundja, Justin dukej kështu:

Vuan nga sindroma e rrallë, Justin Bieber tregon si është

/News31