GOSS-BIZ 5 Gusht 2022, 14:38

"Vjehrra nuk të bëhet kurrë nënë", Victoria Beckham dhe Nicola Peltz nuk e durojnë dot njëra-tjetrën

"Vjehrra nuk të bëhet kurrë nënë", Victoria

Që marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës nuk është e lehtë e dinim me kohë, por ky nuk është realitet vetëm shqiptar ose më saktë ballkanik. Sipas thashethemeve të fundit, Victoria Beckham dhe nuses e djalit të saj, Nicola Peltz, nuk i kaë punë mirë. Pas shumë spekulimesh lajmin e ka konfirmuar edhe një burim i afërt me familjen për "Page Six", sipas të cilit ato nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe nuk flasin.

Gjithçka nisi në dasmën e Brooklyn dhe Nicola-s më 9 prill 2022. Peltz nuk donte që vjehrra e saj të ishte pjesë e planifikimit të ceremonisë dhe thuajse nuk folën fare. Komunikimi ishte minimal.

Me sa duket, shpatulla e ftohtë nuk e ndihmoi ikonën Posh Spice – e cila po përpiqej të afrohej me anëtaren e re të familjes – të shihte anën e mirë të Peltz. I njëjtim burim konfirmon se Peltz ndihej xheloze për nënën e famshme të burrit të saj dhe vëmendjes që ajo mori.

Se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen nuk e dimë, por urojmë të mos i shohim përballë ndonjë këshilli familjar apo në ndonjë studio televizive (SHAKA).