GOSS-BIZ 28 Qershor 2022, 11:59

“Virgjëria nuk egziston” Zhaklin rindez sërisht debatin me Fifin, përfshin edhe Dalina Buzin

“Virgjëria nuk egziston” Zhaklin rindez sërisht debatin me

Deklarata që Fifi bëri ndaj të dashurit të saj Adisit duke shkruar “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty” shkaktoi një debat mes këngëtares dhe gazetares Zhaklin Lekatari e cila ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Fifit në rrjete sociale.

 


Ky debat virtual mes tyre solli reagime të të dyja palëve të cilat ju kundërpërgjigjën njëra-tjetrës ashpër duke reaguar menjëherë.

 

Këtë debat gazetarja e ka vazhduar sërisht duke shkruar në profilin e saj të Instagramit një shkrim ku të lë të kuptohet se tema të tilla siç ishte deklarata e Fifit lënë mesazhin e gabuar që përcillet tek publiku dhe vajzat e reja siç ajo e tha dhe në videon e saj. Në këtë shkrim Zhaklin shkruan:

 

“Mosnjohja e anatomisë bazike të trupit të gruas, ka sjellë pasoja të mëdha, politike, historike, njerëzore sociale. Virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Virgjëria duke mos ekzistuar nuk përcakton moralin e askujt dhe mbi të gjitha nuk ka pse të ruhet. Nuk ruajmë dot diçka që nuk ekziston. Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave. Për sa kohë liria e Fifit për të thënë t***lliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Kë ndodhet kufiri? Te “bonsesni’ dhe etika, te liritë e individit dhe jo skllavërimi i tij ne shekullin e 21”

 

Ky debat mes tyre shkaktoi shumë debat në rrjete sociale ku Zhaklina dhe Fifi patën mbështetësit e tyre të cilët e kanë komentuar këtë temë duke ndarë mendimet e tyre, pjesë e këtij debati virtual u bë dhe gazetarja Dalina Buzi ku mbështeti Fifin duke thënë se nuk ka asgjë të keqe të shprehësh dashurinë në këtë mënyrë në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklinlekatari)