GOSS-BIZ 11 Gusht 2022, 22:41

(Video) Ylli Limani i thotë “Të dua” Loredanës në mes të koncertit

(Video) Ylli Limani i thotë “Të dua” Loredanës


Falë një video-je nga një projekt i disa viteve më parë të Ylli Limanit, zbuluam se Loredana, që tani është një nga artistet më të njohura në vendin tonë, e ka nisur si figurante, pikërisht në videoklipin e këngëtarit. 

Sigurisht, gjatë viteve, përveçse kolegë të mire, ata duket sikur kanë krijuar edhe një miqësi shumë të mirë, po fundja kush nuk është shok apo shoqe me Ylli Limanin. Marrëdhënia e tyre e afërt duket edhe nga një video që kap momentin nga një prej koncerteve të fundit tē artistit, ku është e pranishme edhe Loredana. 

Ylli është duke performuar këngën "Alkool", një bashkëpunim i suksesshëm me Noizy-n, teksa sheh reperen duke kërcyer dhe kënduar dhe i thotë: "Të dua"! 


Na pëlqen shumë reagimi i reperes, që vazhdon dhe kërcen për qefin e vet, ndërsa duhet përmendur edhe fakti që dy artistët i lidh edhe suksesi i bashkëpunimeve me Noizyn këtë vit, me Loredanën që ka pasur projektin "Heart Attack" me të.

Gjithsesi mendojmë se ajo tani i ka një "të dua" borxh Yllit.

/News31

/News31