GOSS-BIZ 5 Gusht 2022, 11:50

(VIDEO) Një mbrëmje e paharrueshme, Elvana Gjata bën gjestin emocionues për të atin në mes të koncertit

(VIDEO) Një mbrëmje e paharrueshme, Elvana Gjata bën gjestin

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata elektizoi publikun e "Sunny Hill" me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja e njohur është e përkëdhelura e familjes dhe këtë e ka treguar gjithmonë.

E kemi parë në ekran me mami Vjollcën, kurse imazhet me të atin të cilin e konsideron idhullin e saj janë më të rralla, por mbrëmë i bëri një dhuratë tepër të veçantë. Jo vetëm ajo, por edhe mijëra pjesëmarrësit e pranishëm.

(VIDEO) Një mbrëmje e paharrueshme, Elvana Gjata bën gjestin

Diva e skenës ndaloi për pak sekonda performancën, për t'i uruar në kor babait të saj ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je me i shtrenjti im”,- ka shkruar këngëtarja në videon e publikuar në Instagram, ku ka marrë po ashtu urimet e ndjekësve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)