(Video) Në ditën e tyre të veçantë, Dagz "ulet në gjunjë" dhe i propozon Einxhel Shkirës!
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë organizuar mbrëmjen e djeshme "babyshower"-in për djalin e tyre që do të vijë së shpejti në jetë, teksa kanë festuar mes familjes dhe miqve këtë ditë speciale, që është bërë akomë më e vecantë nga propozimi që ka ardhur nga artisti.
Po, po, ai ka zgjedhur pikërisht momentin kur kanë qenë të rrethuar nga të ftuarit e mbrëmjes dhe mes gjithë lumturisë e dashurisë së mundshme, Dagz ka bërë "pyetjen e madhe", duke nxjerrë unazën për partneren e tij.
Më pas ai është ulur edhe në gjunjë, sic e do zakoni, ndërsa përgjigja e moderatores sigurisht ka qenë "Po", ose më saktë "Gjithëqysh po".
View this post on Instagram
Pra le të themi që viti i ardhshëm do të jetë ndoshta më i bukuri në jetën e ciftit, pasi do t'i gjejë (ose do t'i bëjë) prindër të një djali dhe me shumë mundësi do shohim edhe dasmën e tyre. Urime yje! /News31