GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 17:28

(Video) Maluma përplaset me gazetarin dhe largohet nga intervista: "I pasjellshëm"

(Video) Maluma përplaset me gazetarin dhe largohet nga intervista: "I

Këngëtari kolumbian Maluma ishte një prej artistëve që performoi në eventin hapës muzikor të Kupës së Botës, "Qatar 2022", teksa jo të gjithë e kanë pritur mirë pjesëmarrjen e tij në këtë eveniment, nisur nga historia dhe kritikat ndaj vendit të Lindjes për abuzimin me të drejtat e njeriut sidomos nga punëtorëve emgrantë që realizuan stadiumet për këtë kampionat. Para se Maluma të pranonte ftesën për të kënduar në Katar, Dua Lipa dhe Shakira ishin përfolur si emrat e artisteve që do të ngjiteshin në skenë në këtë ceremoni, por të dyja këngëtarët refuzuan pikërisht si shenjë revolte ndaj ligjeve të vendit mikëpritës. 

Në lidhje me këtë Maluma u pyet së fundmi në një intervistë për televizionin publik izraelit në Katar, teksa gazetari përmendi emrat e artisteve që kishin refuzuar ftesën, ndërsa këngëtari latin u përgjigj:

“Po, por është diçka që nuk mund ta zgjidh. Unë thjesht erdha këtu për të shijuar jetën, për të shijuar futbollin dhe festën e futbollit."

Por në momentin që gazetari e vazhdoi pyetjen, sërish në lidhje me këtë temë, duke e pyetur nëse mund të kuptonte pse njerëzit mund të kenë një problem me përgjigjen e tij dhe nëse ndihej sikur po "lante" mëkatet e Katarit për këtë "Kupe Bote", Maluma tha “A duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?”, teksa u cua nga karrigia e tij dhe i tha: "I pasjellshëm"

Kujtojmë se përvec performancës, Maluma është po ashtu i përfshirë në këngën zyrtare të këtij kampionati botëror, megjithëse ndoshta ka nisur të pendohet pak për vendimet e tij. 

/News31