VIDEO/ Kiara Tito nuk i mban dot më lotët, ç'i ka ndodhur moderatores së njohur

Pushimet për Kiara Titon këtë vit kanë nisur shumë herët. Të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë nga Instagrami, i cili të jep përshtypjen sikur ajo jeton gjithë kohës pranë detit. Por, moderatorja simpatike nuk i ka punët edhe aq mirë me këtë të fundit.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në TikTok ku ku shfaqet më në ankth se kurrë për shkak të udhëtimit me anije. “Anijet janë një JO e madhe për mua.”-shkruan Kiara, e cila në një moment shfaqet duke qarë. Ndjekësit i kanë këshilluar të përdorë qetësues, por Kiara ka sqaruar që as ato nuk i bëjnë më punë.
Po pse ndodh kjo gjë dhe mbi të gjitha çfarë është? Kinetoza është një çrregullim që ndodh kur personi ndihet keq për shkak të lëvizjes, pavarësisht mjetit të transportit. Nuk dihen ende shkaqet e këtij shqetësimi, por teoria më e besuar është ajo se kinetoza ndodh kur trupi, veshi i mesit dhe sytë dërgojnë sinjale të përziera në tru.