(Video) Haris nuk "përmbahet" para Amadeas: "Unë po du me bë dashuri me ty"

Gjatë episodit të sotëm të "Love Island Albania" vëmendja ka qenë e përqëndruar vecanërisht tek cifti Amadea-Haris, teksa ky i fundit është shfaqur mjaft i afërt me Uedën. Disa episode mes tyre kanë mjaftuar që Amadea të nisë xhelozinë, madje duke kërkuar që "partneri" i saj në program të mos i flasë fare "bombshellit".
Megjithatë Haris duke pasur edhe eksperiencën e duhur për këtë format, është përpjekur ta qetësojë Amadean, duke i thënë që nuk ka asgjë me Uedën, madje duke edhe mos u "përmbajtur" dhe duke i shprehur dëshirën "partneres" për të bërë dashuri me të.
Pjesë nga biseda e tyre:
"Haris:Nuk është në shijet e mia (Ueda), por është vajzë e mirë.
Amadea:Po për çfarë qeshje ti atje.
Haris:Qesh se i kam dhëmbët e mirë, si e thashë në Prime.
Amadea:Mos bëj provë se do vijnë ‘bombshell’ i ri, ti një herë unë më shumë gjeste.
Haris:Unë po du me bë dashuri me ty."
/News31