(Video) Eni Shehu pëson incident gjatë emisionit, çfarë i ndodhi moderatorit?

Eni Shehun prej disa kohësh tashmë e shohim të përfshirë në Top Albania Radio, kryesisht në drejtimin e "Live From Tirana", teksa ditën e sotme në nisjen e programit moderatori ka pësuar një incident.
Kështu, ndërsa do të niste transmetimin e programit të mesditës sot, me të ftuar Julian Dedën, ai është ulur në karrigen e cila është thyer (ose ishte e thyer), teksa momenti është bërë viral në rrjetet sociale. Reagimi i tij sigurisht ishte me të qeshur sepse le ta pranojmë ishte situatë "funny", ndërkohë që Juli është ngritur menjëherë për të parë nëse ishte mirë dhe dhe e ka ndihmuar.
Në fakt, e mira e të qenit në radio është pikërisht kjo, se momente të tilla mund të mbahen të fshehura, por me rrjetet sociale sot, sic e shihni, kjo nuk është edhe aq e mundur.
/News31