GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 14:30

(Video) Butrint Imeri gjen "gjysmën" e tij mes turmës në koncert

(Video) Butrint Imeri gjen "gjysmën" e tij mes turmës

Okay na lejoni ta nisim duket thënë që Butrint Imeri gjysmën e tij e ka gjetur ndoshta me kohë, sepse nuk janë të pakta herët kur përflitet për histori të ndryshme dashurie, megjithatë mund të ketë ndodhur që ta ketë gjetur edhe së fundmi në një prej koncerteve të tij.

E sigurtë është që ai ka gjetur "gjysmën" tjetër të tij, pikërisht vajzën që mban në dorë të njejtin tatuazh që mban edhe këngëtari. Nga videoja që po qarkullon në TikTok, duket artisti teksa sheh në turmën para tij një vajzë dhe shkon e i kap dorën, ndërsa tek të dyja duart e tyre vihet re i njejti tatuazh, ndërsa duken shumë bukur ashtu duke i shtrënguar. Një histori dashurie që nëse do të ndodhte, mund të bëhej edhe film.

Por përtej kësaj, nuk e dimë nëse fansja e Butrinit është frymëzuar prej tij për tatuazhin apo ka qenë një rastësi e bukur, megjithatë duket shumë e lumtur nga gjesti i këngëtarit dhe po ashtu shumë të lumtur janë edhe fansat e tij që e kanë vlerësuar skenën e bukur. 

Ndërkohë kjo video besoj i jep një herë e përgjithmonë përgjigje dyshimit nëse këngëtarët tanë të preferuar në venë re teksa janë duke performuar dhe ne ndodhemi para tyre. Mesa duket jo vetëm në dallojnë ne, por edhe tatuazhet tona. 

/News31