GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 21:40

“Vetëm llap, mati fjalët”, Iliri debaton ashpër me Eltonin

“Vetëm llap, mati fjalët”, Iliri debaton ashpër me

Eltion Merja, një nga banorët më të rinj në “Big Brother VIP”, ka treguar që në hyrje se ka patur “rezerva” me Ilir Shaqirin, me të cilin e ka bashkuar profesioni.

Një histori personale në Itali, ku sipas Eltonit, Iliri nuk e ka ndihmuar ka bërë që situata mes tyre të jetë vazhdimisht e tensionuar. Ndonëse u fol në spektaklin e djeshëm, debati ka vazhduar edhe pas tij.

Eltoni e cilësoi si zero dhe i tha të “rrijë urtë”, ndërsa Iliri i kërkoi të masë fjalët dhe i përmendi sërish të kaluarën.

Madje, në një moment koreografi i tha të pushojë, pasi sipas tij vetëm “llap, si b*** turtulli”.

Pjesë nga biseda:

Ilir: Si bythë turtulli, vetëm llap llap llap.

Eltion: Ti për mua je zero.

Ilir: Një njeri që i vendos grada vetes, për mua është baras me zero. Ti je një nga ata.

Eltion: Bravo. Ik e flej tani.

Ilir:  Ti mua ik e flej, vazhdo…

Eltion: Rri urtë pra.

Ilir: Ti më thua mua rri urtë?

Eltion: Është më mirë.

Ilir: Ule tonin, fjalët mati me mua.Vetëm llap si b*thë turtulliNuk kam ardhur të kërkoj punë tek ty, ndoshta ke ardhur ti tek mua. Ke ardhur duke qarë këtu brenda se nuk të kisha zgjedh.

Eltion: E kisha për vlerësimin që i bën shqiptarëve.

/News31