GOSS-BIZ 8 Dhjetor 2022, 16:44

Vetëm Keisi mund ta bëjë Stresin të dalë nga shtëpia e BBV Kosova

Vetëm Keisi mund ta bëjë Stresin të dalë nga

Pas rrëfimit rreth zhgënjimeve që ka marrë nga shoqëria, tani e ka rradhën jeta sentimentale që Stresi të shprehë ndjenjat e tij. Dhe ashtu siç e kuptuat, këtë herë vëmendja ishte te Keisi.

Gjatë një bisede në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova me një nga vajzat konkurente, reperi është shprehur se i vetmi person që mund ta nxjerrë Stresin nga ajo shtëpi, është vetëm ish-partnerja e tij.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkt. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, është shprehur artisti.

“Keisi apo jo?”, vazhdon ngacmimin banorja tjetër.

Në këto momente reperi zgjedh ta pohojë në heshtje.

“Sa herë përmendet emri i asaj, dallohet si të rreh zemra”, ishte ngacmimi i rradhës i banores.

“A po a?”, me këtë përgjigje Stresi mbyll diskutimin.

Kjo nuk është hera e parë që pas ndarjes Stresi bën dedikime dhe vlerësime të tilla për ish-partneren e tij. Deri më tani Keisi nuk ka dhënë asnjë reagim lidhur me futjen e reperit në BBV Kosova.