GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 22:03

Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të njohur shqiptar e bën të atin të qajë pas gjestit të saj për fëmijët e prekur nga kanceri

Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të njohur shqiptar e bën

Artisti Besnik Qaka, shumë i njohur për publikun shqiptar si vokalist i "NRG Band" por edhe për projektet e hitet e tij ndër vite, ka qenë në qendër të vëmendjes së fundit, por jo për punën si artist por si babai i 4 vjeçares, Una. Kështu, vogëlushja e tij ka vendosur që flokët e saj t'i dhurojë për fëmijët e prekur nga kanceri së fundmi, ndërsa gjestin e saj të vecantë Besniku e ka treguar në një intervistë ditën e sotme tek "Rudina". 

Artisti tha se vendimi i vajzës së tij ka ardhur krejt rastësisht, teksa tregoi se ai dhe partnerja ishin përlotur nga ky gjesti i saj, madje nuk arriti të mbante as lotët ndërsa fliste për të bijën. Besniku tregoi se sa krenar për vajzën dhe tha se është e rëndësishme që fëmijët të ndërgjegjësohen për sëmundjet e vështira me të cilat mund të përballen fëmijët e tyre. 

Në fakt, kjo ka ndodhur rastësisht sepse ne kemi shkuar, zakonisht fëmijët i çojmë në kontroll, kontrollet rutinore që bëjmë te mjeku, i kemi pasur atje. Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”. U tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”. Prej andej e çuam te parukieri dhe Una i preu flokët e i ka kështu”- tregoi këngëtari ndër të tjera. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

/News31