GOSS-BIZ 15 Shtator 2023, 11:54

Urimin më të ëmbël për ditëlindje, Albërija e mori nga Beatrix: "Drita jonë udhëzuese..."

Urimin më të ëmbël për ditëlindje, Albërija e

Këngëtarja shumë e dashur, Albërije Hadërgjonaj feston sot ditëlindjen e saj të 48-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar as dedikimet nga familjarë, miq e të afërt.

Një urim publik, s’kishte si të mungonte edhe nga mbesës së saj, Beatrix Ramosaj me të cilën kanë një raport të shkëlqyer. Ajo ka shpërndarë një foto krah Albërijes duke i dedikuar disa fjalë zemre e duke i treguar edhe një herë rëndësinë që tezja ka në jetën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen tezes më fantastike në botë! Të uroj një jetë të gjatë dhe të mbushur me gëzim, të mbushur me të njëjtën energji të bukur që keni ndarë gjithmonë me ne. Faleminderit që jeni drita jonë udhëzuese dhe na mësuat kaq shumë mësime të vlefshme. Ju jeni vërtet një thesar në jetën tonë! Te dua shpirt”.

Urimin më të ëmbël për ditëlindje, Albërija e

Gëzuar ditëlindjen Albërije!