Urimi special i Evit për "Kledin e saj" në ditën e lindjes!
Kledi Hysa dhe Evi Reci janë një prej cifteve më të dashura për publikun shqiptar, edhe pse romancën e tyre më shumë se 1-vjecare ata e konfirmuan zyrtarisht vetëm së fundmi, ndërsa sot, në datëlindjen e modelit, nuk kishte si të mungonte urimi special i këngëtares.
Bashkangjitur me një foto mjaft të bukur të tyre, ku fare mirë të dy mund të ishin modelë, Evi ka zgjedhur t'i kushtojë disa fjalë romantike, teksa e përshkruan "Kledin e saj" dhe "Kledin e të gjithëve", fiks ashtu sic e sheh, me sytë e dashurisë.
“Çfarë bëjnë 2 njëzet vjeçar në një trup të vetëm? Krijojnë energji, pozitivitet, ndjeshmëri, frymëzim dhe shumë dashuri për jetën dhe për të tjerët. Unë të thërras Kledi i të gjithëve (dhe më duhet të bëj paqe me këtë gjë), por njerëzit kanë nevojë për ty, për atë çka ti ofron, për atë çka je dhe për çka ke. Dhe di me siguri që mua më ke, me zemër! Kledi i të gjithëve , Kledi im. Happy birthday Rrelsi im,”-shkruan Evi në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Mënyra më e bukur për të thënë që dikush po mbush 40 vjec që kemi lexuar këto kohë dhe njëkohësisht e urojmë edhe ne Kledin për datëlindjen dhe ciftin për marrëdhënien e tyre të bukur. /News3-