Urimi i Timo Fllokos për datëlindjen e Vera Grabockës është kaq special!
21 Marsi është një ditë speciale për ata që shkruajnë dhe dashurojnë poezinë, kjo pasi konsiderohet si "Dita e Poezisë". Po ashtu në disa vende është edhe "Dita e Luleve", ndërsa në shtëpinë e Timo Fllokos është akoma më e vecantë kjo datë pasi shënon datëlindjen e gjysmës së tij më të mirë, Vera Grabockës. E si më mirë mund ta uronte artisti i madh bashkëshorten e tij se sa me një poezi dhe cfarë poezie.
Kështu, bashkangjitur me një foto të tyren nga shumë vite më parë, ku duken shumë të bukur, Timo ka shkruar në Instagram-in e Verës vargjet e një poezie që ai ja ka dedikuar pikërisht asaj, e titulluar "Ekuinoks '83", pjesë e librit "Trup e Shpirt".
Po ashtu, poshtë poezisë, që e gjeni më poshtë, shkruhet edhe urimi: "Gëzuar datëlindjen dashuria e jetës time!"
"21 Mars, ekuinoks
Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.
E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.
Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.
Ekuinoks...
Mars.
Me kohën pas."
View this post on Instagram
/News31