
Produkti

Urimi i datëlindjes së Eros Grezdës për partneren lidhet me banorin më të përfolur të "Big Brother" deri tani!

Eros dhe Ajsel Grezda janë një nga çiftet më të komentuar të momentit, teksa së fundmi kanë bërë me dije edhe se e kanë zyrtarizuar historinë e tyre dhe tashmë, ashtu sic i kemi quajtur edhe në fillim të lajmit, janë zoti dhe zonja Grezda. Dita e sotme është e vecantë për dyshen, teksa pikërisht Ajsel feston datëlindjen e saj dhe sigurisht, për t'ja bërë më të bukur ka menduar futbollisti, i cili ndër të tjera i ka bërë edhe një dedikim romantik partneres.
Në fakt, dedikimi ështësa romantik, aq edhe "funny", një anë e Grezdës që nuk e dinim që ekzistonte, duke qenë se dimë pak për jetën e tij personale, ndërsa ish-lojtari i Rangers ka menduar që në urimin për Ajsel të përfshijë edhe banorin më të përfolur të "Big Brother" deri më tani, duke na treguar edhe që është fans i madh i tij.
“Edhe 100 zemër. Të dua më shumë se Luizin,”-shkruhet në një pusullë që Ajsel e ka ndarë me ndjekësit e saj, me shumë gjasë që pusullë lulesh, teksa bashkangjitur me dedikimin ajo thotë: “Kur burri jot është më romantik nga sa e ke imagjinuar.”
Në fakt goxha romantik është treguar se jo shumë burra mund ta thonë këtë gjë për gratë e tyre në këtë moment. /News31