GOSS-BIZ 14 Shtator 2023, 15:51

Urimi "epik" i Jonida Vokshit për Besnikun në përvjetorin e martesës së tyre!

Urimi "epik" i Jonida Vokshit për Besnikun në

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një prej cifteve më të pëlqyer të publikut shqiptar dhe në fakt janë po ashtu prova se sa shpejt kalon koha, duke marrë parasysh se tashmë kanë dy fëmijë dhe nga dasma e tyre kanë kaluar plot 4 vite, ndërkohë që ne jemi akoma me mend tek koha kur aludohej në mediat rozë për një romancë të mundshme mes tyre. 

Pikërisht përvjetorin e martesë, që aktorja dhe producenti e kanë sot, Jonida e ka "festuar" me një urim publik për bashkëshortin, një urim "epik" e kemi quajtur në titull, pasi i tillë është, duke qenë se ajo nuk është kursyer fare në komplimentat për veten dhe si është sjellë në dasmën e saj. 

Bashkangjitur me një foto plot dashuri, Jonida shkruan se si sot para 4 vitesh, një nuse (pra vetë ajo) ka kërcyer nga fillim deri në fund të dasmës. Nga ana tjetër Besnikun e quaj super "rrubi" (pra burri) dhe sigurisht super babi, ndërsa edhe ne bashkohemi me urimet për ciftin! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Nga ana tjetër, në komente producenti e quan bashkëshorten "nuse e trent", ashtu sic është në të vërtetë me pak fjalë dhe ajo që po kuptojmë është se përvec të tjerëve, edhe vetë ata kanë bërë shumë qejf tek dasma e tyre. Lum si ata. /News31