GOSS-BIZ 25 Nëntor 2022, 14:50

“Ulërimat e mia i dëgjuan të gjithë”, Fjodora Fjora rrëfen për herë të parë situatën e frikshme me të birin

“Ulërimat e mia i dëgjuan të gjithë”, Fjodora

Të gjithë tanimë e dimë lidhjen e veçantë që Fjodora Fjora ka me djalin e saj, Alteon. Ditën e sotme, në një lidhje direkte me programin “Aldo Morning Show”, moderatorja ka treguar për herë të parë një episod të frikshëm në lidhje me të birin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur që aeroportin e Bodrumit, në Turqi.

Teksa Fjodora qëndronte në rradhë te kontrrolli i pasaportave, Alteo i ishte shkëputur nga duart, kishte vrapuar dhe kishte dalë jashtë në anën tjetër të aeroportit, atje ku qëndrojnë autobusët që të çojnë drejt avionëve. Moderatorja tregoi se në atë moment u terrorizua dhe ulëriti në mes të turmës.

“Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët. U hap dera te dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë. Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur e mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!”, përfundoi Fjodora.

Për çdo prind kjo është një ndër situatat më të frikshme që mund t’i ndodhë dhe ne na vjen mirë që në rastin e Fjodorës çdo gjë është mbyllur shumë shpejt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)