GOSS-BIZ 14 Janar 2022, 12:28

Çudit Ed Sheeran, ndërton varrin në një ‘fshat personal’

Çudit Ed Sheeran, ndërton varrin në një ‘fshat

Ndonëse vetëm 30 vjeç, Ed Sheeran po përgatitet për ndarjen nga jeta!

Ai i ka çuditur të gjithë, pasi po ndërton varrin, në “fshatin personal”.

Ai po ndërton një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ndërtohet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerë prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville.

Sipas DailyMail, fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela.

Planet e fundit nënkuptojnë se ylli 30-vjeçar i popit mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham.

Burimet thanë se Sheeran ka mysafirë që vizitonin nga e gjithë bota, të cilët të gjithë kanë besime dhe zakone të ndryshme dhe ai do të sigurojë një hapësirë në të cilën ai, familja e tij dhe këta vizitorë mund të shkonin për meditim, lutje dhe relaksim.

Çudit Ed Sheeran, ndërton varrin në një ‘fshat

 

/News31