GOSS-BIZ 19 Shtator 2023, 16:49

U tha se është arrestuar, Viven sqaron njëherë e mirë çfarë po ndodh me Getinjon!

U tha se është arrestuar, Viven sqaron njëherë e mirë

Vetëm pak ditë pasi Getinjo vendosi të "zhduket" nga rrjetet sociale, vëllai i tij Mozzik vendosi të "bëjë lëmsh" gjithë mediat dhe rrjetet sociale, duke kërkuar lirimin e tij me anë të një InstaStory, duke nënkuptuar kështu se reperi është arrestuar. 

Megjithatë, pavarësisht aludimeve nga mediat (më të drejtë), një citim i "IndeksOnline", nga vetë Getinjo, sqaroi se ai nuk ndodhej në qeli dhe asgjë nuk ishte e vërtetë, duke lënë publikun gjithsesi me shumë pikëpyetje. Pse Mozzik vendosi ta postonte atë story? A mos ishte arresetuar Getinjo me të vërtetë dhe thjesht po përpiqen të "qetësojnë" publikun (dhe mediat)? Ku është Getinjo njëherë, po lëri këto të tjerat...

Për t'ju ndihmuar me përgjigjen e këtyre pyetjeve ka menduar Vivien, partnerja e Getinjos (që edhe kjo nuk ishte e qartë nëse vazhdonin bashkë apo jo), ndërsa sërish për "IndeksOnline", ish-banorja e "BBVK" sqaron njëherë e mirë se reperi nuk është arrestuar.

‘Jo, nuk është e vërtetë që është arrestuar’,- tha Vivien, duke hedhur poshtë kështu cdo alduim për Getinjon në një qeli, megjithatë fakti që si ajo, si vetë reperi, ashtu edhe vëllai i tij nuk tregojnë detaje se farë po ndodh me të, lë shumë vendn për dyshime.

Duke uruar që gjithcka të jetë mirë, presim të dëgjojmë së shpejti nga Geti dhe jo vetëm muzikë... /News31