GOSS-BIZ 24 Nëntor 2022, 13:52

U përfshinë artistë shqiptarë/ Ironi ndaj qeverisë e shprehur përmes artit në BBC

U përfshinë artistë shqiptarë/ Ironi ndaj qeverisë e

Mbrëmjen e djeshme salla “Black Box” në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë mirëpriti organizatorët dhe drejtuesit e programit të njohur “The Arts Hour On Tour”. Ky emision radiofonik është i njohur në mbarë botën dhe transmetohet në gjigandin mediatik të Mbretërisë së Bashkuar, BBC.

I regjistruar në anglisht, The Arts Hour On Tour viziton qytete të mëdha në të gjithë botën, për të eksploruar tendencat dhe çështjet e tyre kulturore më delikate. Kjo, duke folur me artistët që jetojnë dhe punojnë  në ato vende. Për fat të mirë në listën e tyre ishte edhe Tirana.

Përballë prezantues së BBC-së Nikki Bedi të ftuarit e mbrëmjes së djeshme ishin: aktori Amos Zaharia, artisti Armando Lulaj, producentia kinematografike Sabina Kodra, këngëtarja Kamela Islamaj, artisti Florjan Binaj dhe këngëtari Rael Hoxha.

U përfshinë artistë shqiptarë/ Ironi ndaj qeverisë e

Në një program i cili zgjati pothuajse 120 minuta, publiku i pranishëm në sallë pati mundësinë që krahas diskutimit, të shijonte edhe perfomanca live nga Kemla dhe Raeli, si dhe një stand-up komedi nga Flori.

Por për çfarë u diskutua konkretisht dhe si u paraqit vendi ynë në programin i cili ka mbi vete “sytë dhe veshët” e të gjithë botës?

Disa nga temat më delikate që u prekën ishte prishja e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe emigracioni masiv i shqiptarëve. Ndalur në këto dy pika, pothuajse të gjithë të ftuarit mbronin të njëjtat ide dhe mendime. Duke mos kursyer gjatë gjithë mbrëmjes ironitë dhe akuzat ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, artistët u shprehën se prishja e teatrit ishte goditje fatale për artin  në Shqipëri.

“Dikush që bën një veprim të tillë, në mënyrë të tillë, është në gjendje që edhe të më vrasë”, u shpreh Sabina.

I pyetur se çfarë i bën shqiptarët për të qeshur dhe çfarë është komike në Shqipëri, Flori zgjodhi përgjigjen e thjeshtë: “Në Shqipëri çdo gjë është komike, por mbi të gjitha politika dhe politikanët”.

U përfshinë artistë shqiptarë/ Ironi ndaj qeverisë e

Vëmendje të veçantë mori edhe tema e emgirimit të shqiptarëve. Të pyetur nga gazetarja Nikki, për fat të keq të gjithë artistët por edhe shumica e audiencës në sallë u shprehën se e mendojnë ikjen nga Shqipëria.

Por përse të gjithë arristët e ftuar kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri? Përgjigjen të gjithë e kishin shumë të thjeshtë: Për të ndihmuar në formimin e së ardhmes së kulturës shqiptare përmes krijimtarisë së tyre. Madje sipas tyre nëse dikush duhet të ikë, ata janë politikanët.

I pranishëm në sallë ishte gjithashtu edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith i cili gjatë fjalët së tij vlerësoi artin dhe popullin shqiptar.

U përfshinë artistë shqiptarë/ Ironi ndaj qeverisë e