U përfol se ishte në pritje të ëmbël, kur do të bëhet Fifi nënë për herë të parë?

Filloreta Raci aka Fifi, që pas daljes nga "Big Brother", po përjeton vetëm kohë të mira, ose të paktën kështu duket, teksa është në kulmin e krijmtarisë duke publikuar këngë njëra pas tjetrës dhe më e rëndësishmja, ka njohur dashurinë e jetës, sic e quan ajo Adis Patushin, e është më e lumtur se asnjëherë më parë.
Pak kohë më parë në media e rrjetet sociale qarkulloi lajme se këngëtarja dhe partneri i saj kishin vendosur ta conin lidhjen e tyre në një tjetër nivel, duke nisur krijimin e një familje, teksa u raportua se Fifi ishte në pritje të ëmbël. Megjithatë lajmi nuk u konfirmua (as u mohua) nga dyshja dhe u la me aq, ndërsa për disa kohë nuk ka qarkulluar më.
Për këtë gjë ka folur vetë artistja së fundmi, e pyetur ndaj ndjekësit e saj në një bashkëbisedim në Instagram, ku ju drejtua pyetja: "Kur do të bësh një beb?" Fifi u përgjigj qartë dhe pastër: "Kur t'i vijë koha", duke lënë të kuptohet që e ka në plan së bashku me Adisin sjelljen në jetë të një fëmije, megjithatë kur koha të jetë e duhur.
Deri atëherë, vazhdojmë të shijojmë këngët e Fifit...
/News31