U pa të endej lakuriq rrugëve të Los Angeles, aktorja e njohur përfundon në psikiatri!
Amanda Bynes, një nga aktoret më të dashura të fëmijërisë dhe adoleshencës tonë, duket se po përjeton një kohë vërtetë të vështirë, teksa thuhet se ka përunduar në një spital psikiatrik, pasi u pa duke ecur rrugëve të Los Angeles lakuriq. Sipas "TMZ", ishte vetë Bynes që ndaloi një makinë në qendrën e qytetit dhe i tha shoferit se po kalonte një "episod psikotik", duke kërkuar për ndihmë, ndërsa më pas ishte vetë aktorja që thirri në telefon policinë.
Pasi u dërgua në stacionin më të afërt të policisë, Amanda më pas u dërgua në spital ku aktualisht është duke u kuruar. Kujtojmë se aktorja u diagnostikua në vitin 2013 me crregullim bipolar dhe skizofreni, ndërsa 3 vite më parë, pra në 2010 e kishte ndërprerë karrierën në ekran e kinema, për shkak të akuzave për abuzim substancash.
Pavarësisht hapave pas në karrierën e aktrimit, ajo ja doli vitet e fundit të diplomohej në Institutin e Modës të Dizajnit dhe Tregtisë në 2019-ën dhe filloi shkollën e kozmetologjisë në 2022, por sërish është përballur me problemet e shëndetit mendor.
/News31