GOSS-BIZ 25 Shtator 2024, 13:54

U ofenduan keq gjatë qendrimit në Big Brother, Françeska Murati tregon raportet me Egla Cenon: Më hodhi në pishinë, por…

U ofenduan keq gjatë qendrimit në Big Brother, Françeska Murati

Debatet mes tyre ishin një nga pikat kulmore të edicionit të kaluar të Big brother Albania3.

Por çfarë marrëdhënie kanë dy ish -banoret me njëra-tjetrën sot? Duket se vajzat i kanë “sheshuar” mosmarrëveshjet, duke u bërë mikesha.

“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shplarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda. Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska. Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme. Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht”, tha Françeska.