GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 20:51

U eleminuan nga "DWTS", Deborah Keçi dhe Niko Spiro rrëfejnë pse u zhgënjyen nga largimi

U eleminuan nga "DWTS", Deborah Keçi dhe Niko Spiro

Deborah Keçi dhe Niko Spiro ishte çifti i cili javës që kaloi përfundoi rrugëtimin në spektaklin “Dancing With The Stars” në Top Channel, me aventurën e tyre që zgjati 7 javë në programin e njohur, mes disiplinave të ndryshme të kërcimit, performancave, debateve dhe në fund edhe pak zhgënjimi.  Këtë e ka pranuar sportistja ditën e sotme në një intervistë për "Pardon My French" në Top Albania Radio, duke treguar edhe arsyet përse u zhgënjye për eleminimin. 

Madje partneri i saj në skenë tha se ishte mërzitur nga ky largim dhe se meritonin të qëndronin në garë të paktën edhe një javë. 

"Nuk kam asnjë lloj kompleksi për ta thënë, nuk mërzita por ndoshta pata atë zhgënjimin e parë sepse në çdo gjë që unë kam bërë puna ime është shpërblyer deri diku. Unë sigurisht nuk kam pasur asnjëherë objektivin për të fituar ‘Dancing’ apo për të shkuar në finale por kam besuar që me punë që kishim bërë duhet të kishim ecur edhe pak më gjatë për atë çfarë kemi dhënë krahasismisht edhe me konkurrentët e tjerë. Për këtë u mërzita. Unë jam një njeri që e kam shumë bezdi që të vlerësohem kur nuk e meritoj dhe po ashtu kam shumë bezdi që mos të vlerësohem aq sa kam punuar për t’u vlerësuar. - tha Deborah ndër të tjera, duke treguar kështu se nuk e ka ndjerë vlerësimin sidomos nga juria e programit. 

Ndërkohë Spiro, duke mbështetur sportisten, tha:

"Unë u mërzita shumë me thënë të drejtën. Ideja është që fillova ta kuptoja edhe pas ‘dance-off’ unë jam kërcimtar dhe shoh çdo gjë dhe po ta shikosh video-n unë jam i fokusuar tek këmbët gjatë gjithë kohës. Kërcyen shumë mirë Julka dhe Silvester por mendoj që ne kërcyem më mirë dhe realisht u mërzita shumë."

Ky ishte kërcimi i fundit i dyshes, që më pas u ndoq nga eleminimi i tyre nga DWTS:

/News31